Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pozicioni i bebes

Pershendetje doktor jam shtatzene ne javen e 29, para ca ditesh bera nje eko dhe rezultoj qe bebi eshte me koke larte si dhe kisha dhimbje te vazhdueshme ne fund te barkut, pas dy ditesh vajta dhe bera nje vizite vaginale ku mjeku me tha se bebi eshte poshte. Si duhet te veproj? Cfare keshille me jepni ju?

Kloa 1 (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Ela,

Në përgjithësi, pozicionin përfundimtar të lindjes fëmija e merr duke filluar pas javës së 30-të të shtatzënisë. Ka raste kur fëmija e ndryshon pozicion pas kësaj periudhe. Por kjo ndodh kur fëmija është i vogël në gjatësi dhe peshë dhe hapsira uterine mundëson lëvizjet dhe rrotullimet fetale. Uroj që të ndodhë kështu, por edhe nëse nuk ndodh që fëmija të marrë pozicion në kokë (cefalik), mjeku përcakton paraprakisht strategjinë e lindjes duke vlerësuar faktorët e mundshëm.

Të uroj shtatzëni të mbarë dhe lindje të sukseshme.

/komuniteti