Marramendja si shkak i menopauzës
Xheneta Jaha
(14 vite më parë)
Përshëndetje Xheneta,
Periudha e perimenopauzës, te gruaja zakonisht ndodh rreth moshës 48-51 vjeç, por nuk bëjnë përjashtim edhe moshat më të herëshme apo më të vonshme. Nga shënjat që tregon, mundet që të jesh futur në periudhën e perimenopauzës. Për të marrë trajtimin e nevojshëm dhe këshillat e duhura, ti duhet të kontaktosh me mjekun gjinekolog.
Për më shumë informacione, të rekomandoj të lexosh rubrikën: Menopauza.
Të uroj gjithë të mirat.
Miredita dr jam e shqetesuar se jam ne fazen e menopauzes, kam marramendje dhe kokedhimbje nganjehere me duket se edhe po me pihet koka ne menopauze a duhet te perdoret ndonje tab..? marramendjet jane mjaft te fuqishme por nuk zgjasin shume 1 sec jam mjaft e shqetesuar a mund te jete shkaku i menopauzes? E pres pergjigjen tuaj jam 47 vjeqare.