Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrëdhënjet intime në fund të shtatzënisë

Pershendetje Dr. do doja te me ndihmoni lidhur me nje gje ju lutem shume. Jam ne javen e 37 te shtatzanise sime te pare dhe jam e hapur 1 cm e do doja te me tregoni a guxoj te kem marredhenje intime me bashkeshortin apo jo? Ju lutem shume te me tregoni neqoftese nuk eshte ndonje mund per ju. Me respekt Rona!

Rona Gashi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rona

Lindja pas javës së 37-të të shtatzënisë konsiderohet si lindje normale. Në këtë kuptim, edhe se je e hapur, marrëdhëniet seksuale nuk mund të konsiderohen të ndaluara.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

Rona Gashi (14 vite më parë)
Ju faleminderit shume doktoreshe per pergjegjejen isha shume e brengosur dhe tani me ndihmuat me pergjegjejen tuaj..me shprese te kaloni sa me mire ju uroj shendet dhe pune te pa lodheshme..

/komuniteti