Ënjtja e këmbëve
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Anila
Mos qarkullimi mirë i gjakut për shkak të shtypjes së tyre nga pesha e mitrës/shtatzënisë, sjell fryerje të anësive sidomos të këmbëve. Fryrja ndodh në përgjithësi, në fund të ditës apo pas qëndrimeve të gjata dhe të lodhshme në këmbë dhe quhen edema ortostatike.
Këshillat më të mundshme janë; kufizo qëndrimin e gjatë në këmbë, ulu ose qëndro shtrirë sa herë të ndjesh lodhje dhe përdor veshje të lehta dhe të gjëra. Gjithashtu këshillohet që gjatë pozicionit shtrirë, të qëndrosh anash majtas.
Nëse nga këshillat nuk gjen përmirësim, të rekomandoj të vlerësosh tek mjeku shkaqet e tjera të mundshme të enjtjeve dhe dhëmbjeve të këmbëve.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje doktoreshe, jam shtatzane me binjake ne javen e 18 +4 dite, por qe dy jave po me ajen shume kembet kam qene te mjeku me ka kontrrollu, mire me ka thane, mos ndoshta qe kam qene edhe ne pushim kam udhetu me kerr? Ju pershendes.