Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sëmundje në veshkë

Pershendetje Md Mimoza Keta, deshta nje pyetje, jam ne perfundim te muajit te 7, ne fillim te muajit 8. Deshta me ju pyet me ka dale veshka e pezmatuar ka mundesi zall ne veshke dhe po kam dhimbje gjinekologu me ka thane se ka mundesi me mbet shtrire me mbrojte shtatzanine dhe ka mundesi me urinu me cev mjeku mi ka qit disa barna si caj belushi, disa vitamina dhe disa barna per dhimbje no spa, deshta me dite cka ta merr mendja ty a jam shume ne rrezik dhe a ka mundesi me lendu beben dicka mjeku me ka thane se beba eshte mire njehere cka ta merr mendja cka me preferon me be?

Albana Krasniqi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Albana,

Meqë je shtatzënë, të këshilloj ndjekje rigoroze gjatë shtatzënisë të rrugëve urinare duke realizuar sa më shpesh ekzaminimin e urinës komplet, për të kapur në kohë dhe mjekuar sa më shpejt infeksionet urinare të mundshme që mund të ndodhin si shkak i kalkulozë renale/gurëve në veshka.

Gjithashtu duhet ndjekje e kujdeshme edhe e funksionit renal, i cili edhe mund të ketë problem gjatë shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti