Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesa e ciklit

Jam e virgjer... cikli gjithmone me ka ardhur 1 jave e teper para... kesaj rradhe ka gati 2 jave qe nuk me kane ardhur... nuk e kuptoj pse... jam vetem 18 vjec... Mund te me ktheni pergjigje ju lutem? nese mund ta kuptoni se cpo ndodh?

Vanesa Ademi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vanesa,

Vonesa e periodave nënkupton çrregullim cikli në rastin tënd. Drejtohu te mjeku gjinekolog për të bërë ekzaminim ekografik , që do ta orjentojë mjekun që të japë trajtimin e duhur.

Të uroj gjithë të mirat.

Arditta (14 vite më parë)
Pershendetje, qe nje vit provoj te mbes shtatzane por pa sukses deri me tani. Mirepo kete muaj me eshte vonuar cikli per 2 jave, kam bo test ne shtepi por me ka dale negativ. Pastaj shkova edhe ne kontrolle te gjinekologu por ai me tha se njehere nuk po verehet asgje, mirepo me tha se egziston mundesia qe une te kem mbetur shtatzene ne fund te muajit, per ate arsye nuk mund te verehet asgje, une nuk kom asnje shenje, vetem se e kom dhimbjen sikur kur te me vijne, ju lutem te me ktheni nje pergjigjje, se e egziston mundesia te jem shtatzane, ndoshta pak e zgjata, megjithate faleminderi per mirekuptim.

/komuniteti