javë pas jave
Përshëndetje Bedrije,
Gjatë periudhës së shtatzënisë është e rëndësishme të ruhet një ekuilibër midis moshës së saj dhe peshës së gruas (peshës së nënës së bashku me fetusin). Nuk ka rekomandime të standartizuara, pasi ky ekuilibër është edhe problem individual i çdo personi. Në mënyrë të përafërt është e mundur të jepen shifra orientuese të cilat edhe mund të vlejnë për çdo grua shtatzënë. Nuk mund të thuhet se një grua ka shtuar apo jo në peshë gjatë shtatzënisë, pa u vlerësuar/llogaritur me formulën e indeksit të masës trupore para shtatzënisë.
Zakonisht gruaja shtatzënë, shton mesatarisht 9-11 kg peshë trupore. Është e konstatuar se gratë me peshë të vogël trupore përpara shtatzënisë, shtojnë më shumë në peshën e tyre trupore gjatë shtatzënisë, sesa gratë me peshë të madhe trupore.
Gjithë të mirat.


Jam ne javen e 28 te shtatzanise dhe prej fillimit te shtatzanise deri tash kam shtuar 6 kg dhe nese me sheh dikush nuk me verehet barku qe jam shtatzane, a esht kjo normale sepse femija thote mjeku qe eshte me peshe mire mirepo barku mu s`me eshte fryer hiq e per kete shkak po shqetesohem, flm.