A është normale ënjtja e këmbëve?
Anisa Arapaj
(14 vite më parë)
Përshëndetje Anisa,
Pasi që gjatë shtatzënisë mblidhet më shumë ujë në organizëm, vie deri te ënjtja e këmbëve dhe e duarve. Në mbrëmje, sidomos nëse koha është e nxehtë ose nëse keni qëndruar për një kohë të gjatë në këmbë, uji mblidhet në pjesët e poshtme të këmbëve.
Ju duhet që të:
- Evitoni të qëndroni në këmbë për një periudhë të gjatë;
- Veshni këpucë të rehatshme;
- Mbani këmbët lartë; përpiquni që të pushoni një orë në ditë me këmbët e ngritura më lartë se niveli i zemrës;
Bëni ushtrimet e këmbëve – kjo ju ndihmon
Pac shtatzëni të mbarë dhe bebe të shëndetshme!
Pershendetje Doktorreshe, kam nje problem qe me shqeteson shume. Jam ne javen e 27 dhe kete jave kane filluar te me enjten kembet, bera analizat e gjakut para nje jave dhe me dolen mire, por kete jave ka filluar te me enjten shume vetem kembet dhe duart, a eshte normale kjo gje e kete periudhe te shtatzanise?