Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Zhvillimi i fëmijës gjatë agjërimit

Pershendetje doktor, pash se te njejten pyetje qe kam pasur per qellim ta parashtroj e kishin parashtruar disa veta, une vetem desha ta dije se jam ne javen e 23 te shtatzanise ,dhe femija ime leviz shume rralle,gjinekologja me ka thene se kam djal, me kane thene se djemt levizin ma rralle sesa vajzat ,por une po kam frike mos e ka shkaku i agjerimit tim ,ju lutem me tregoni se si duhet te veproj a ta nderpres agjerimin? Desha te theksoj qe gjate gjithe dites jam ne kembe pasi qe jam amvise dhe kemi shume musafir, keshtu qe nuk kam kohe as per pushim perveq agjerimit qe bej. Faliminderit per mirekuptim.

Fatmira Berisha (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Fatmira,

Mungesa e lëngjeve në organizmin tënd gjatë agjërimit, sidomos në këtë vapë, si dhe mungesa e ushqimit do të sjellë pa tjetër ato shqetësime që ti tregon për fëmijën tënd. Lëvizjet e rralla të fetusit, mund të jenë pasojë edhe e vuajtjes së tij.

Unë di, që gratë shtatzëna nuk u lejohet të agjerojnë. Megjithatë, kjo është zgjedhja jote.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

(14 vite më parë)
Fatmira e nderuar, nuk ke gjynah (mekat) nese e prish agjerimin. Madje disa dijetare thone mjafton te jesh shtatzene, e ben te mos agjerosh, po edhe nese e shikon me syrin tjeter, nese te thone se femija rrezikon te vuaje, atehere mos u frikeso te mso agjerosh, mirepo ti kompensosh ne te ardhmen gjithsesi. Te uroj shtatzeni te mbare. Allahu te ruajt. Selam alejki.
Lea Ida (14 vite më parë)
Ne keto dite me vape dhe me kete orar te gjate 17 ore grate shtatzene edhe ato gjidheneset nuk e kane obligim agjerimin. une kam njohuri fetare edhe i di keto gjera, nese don keto dite mundesh me i kompenzu kur te lirohesh nga shtazenia... Zoti nuk e ngarkon askend me ate qka nuk mundet...

/komuniteti