Lindja e vështirë dhe i posalinduri i infektuar me mikrob
Flori Flor
(14 vite më parë)
Përshëndetje Flori
Mundësia e infektimit të së porsalindurit është e madhe, dhe ajo mund të vijë nga nëna apo nga ambjenti dhe paisjet e përdorura e të pa sterilizuara. Do të ishte mirë që të kishit marrë vesh se çfarë infeksioni ka marrë fëmija, e më pas edhe të gjykohej. Por kjo tashmë ka pak rëndësi, e më e rëndësishme është që fëmija të trajtohet e ta kaloj këtë situatë të vështirë.
Uroj që edhe motra të shërohet sa më shpejt të jetë e mundur nga plaga operatore.
Gjithë të mirat.
E nderuar dr Moza. Motra ime ka lind para 7 diteve nje lindje naturale por shume te veshtire se pse nejti 12 ore me dhimbje por nuk hapej por mjeket nuk e fusnin ne operacion se thoshin nuk eshte mire se eshte hap pak dhe e mbajten ashtu per 12 ore dhe ne fund e kane prere shume sa dhe shtrire i binte te fiket. Por pa kalu 24 ore u semure djali ne fillim pati temperature 38 deri 39 pastaj na thane qe ka marre mikrobe, i ben nje qetesuese dhe e nisen ne nje spital me te specializuar ne Selanik, femijen e mbajne ne inkubator, femija lindi 4 kile 2oo gram nderkohe motra nuk shkoj se nuk eshte ne gjendje. Me thuaj te lutem ku e ka marre djali mikrobin gjate voneses ne lindje? Ju lutem me ktheni nje pergjigje se jemi pa informacion ju lutem? Te uroj gjithe te mirat.