Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Në lidhje me madhësinë e fetuseve binjakë

Pershendetje jam shtatzane ne javen e 11 dhe me kan thane mjeket se do lindi binjake dhe jam bere merak se njeri eshte me i vogel se tjetri per 5 milimetra tash kam termin pas 3 jave po desha ta di a eshte normale se njeri zhvillohet me pak se tjetri apo ka ketu ndonje problem tjeter? Ju faleminderit nese gjeni ndonje pergjigjje.

Nafa Baj (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nafije

Në shtatzënitë binjake, rreth 15-35% e binjakëve, kanë diferencë në peshë. Ky ndyshim fillon që në javët e para të shtatzënisë dhe vazhdon deri në lindje. Disa nga shkaqet, qëndrojnë në faktorët konstitucional (mos ngjashmëria e binjakëve dizigotikë).

Uroj të bëhet më e mira dhe shtatzënia të shkojë mbarë.

/komuniteti