Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa të shpeshta duhet t'i kem lëvizjet e bebes?

Tanime jam ne javen e 23 te shtatzanise dhe deri me tani çdo gje me ka shkuar per mrekulli, por ka tri dite qe jam paksa e shqetesuar ngase nuk po ndjej levizje te shpeshta te bebit ashtu siq i kam ndjere disa dite me pare. Ju lutem tme jipni nje keshille.

Besa Jahiu (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Besa,

Për të vlerësuar numrin e lëvizjeve, rekomandohet që për një javë rresht në të njëjtin interval kohe, të matet numri i lëvizjeve fetale. Këto të dhëna tregojani gjinekologut që ndjek shtatzëninë tuaj. Me këto të dhëna si dhe me disa ekzaminime të tjera, mjeku do të vlersojë mirëqënien fetale. Unë shpresoj së lëvizjet e bebit tuaj të jenë normale.

Gjithashtu uroj shtatzëni dhe lindje të sukseshme.

/komuniteti