Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit

Doktoreshe, jam ne javen e 16 te shtatzanise, a mund te ndodhe qe ne kete jave te ndjej levizjet e bebit dhe a ka mundesi qe levizjet te ndien ne anen e djathte te barkut? Ju faleminderit paraprakisht!

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Luljeta,

Lëvizjet e fëmijës në barkun e nënës fillojnë të ndihen të qarta rreth javës të 20-22 të shtatzënisë. Në fakt fetusi lëviz që në moshën 6-të javëshe, por lëvizjet e tij nuk ndihen nga nëna. Në javën e 27 të shtatzënisë, ju duhet t’i ndigjoni lëvizjet e fëmijës tuaj, disa herë në ditë.

Nëse ndodh ndryshe, ju rekomandoj që t’i drejtoheni mjekut tuaj gjinekolog. Bebi mund të lëvizë ose mund të mos lëvizë për arsye të ndryshme. Ndaj mjeku me anë të ekzaminimeve, do të mund të përcaktoj gjendjen shëndetsore të fëmijës tuaj, duke marrë masa për çdo situatë të mundëshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti