Rreth gjakderdhjes pas lindjes
Vjollca Krasniqi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Vjollca,
Rrjedhjet normale të pas lindjes, quhen lohie. Fillojnë si lohia rubra (lohje të kuqe), që përmbajnë gjak, pjesë indore dhe desidua (pjesë e shtresës së brëndshme të mitrës). Sasia e rrjedhjeve paksohet shpejt dhe në tre katër ditët vijuese, marrin ngjyrë të kuqe në kafe. Quhen lohia seroze, kur bëhen sero-mykopurulente, të bardha dhe shpesh me erë të keqe. Gjatë javës së dytë ose të tretë të pas lindjes, lohjet bëhen më të holla, mukoide, ngjyrë të bardhë në të verdhë (lohia alba), që vijnë si pasojë e mbizotërimit të leukociteve dhe qelizave deciduale të degjeneruar. Tipikisht gjatë javës së 5-6 pas lindjes, sekreciaonet e lohjeve ndalojnë dhe respaurimi pothuase përfundon.
Gjithë të mirat.
Kam lindur qe 5 jave dhe ende kam ngapak gjakderdhje, jo vazhdimisht si javet e para por cdo dite gjakderdhi pak, lindja ka qene me operacion, lindja e trete, a kam arsye per shqetesim apo jo? ju lutem me tregoni.