Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Më rrjedh gjoksi

Pershendetje doktoresha! Une jam ne javen e 30 te shtatzanise, keto ditet e fundit kam vene re qe gjoksi i djathte me rrjedh leng te verdhe, ne sasi shume te vogel. Jam shqetesuar dhe doja te dija arsyen pse ndodh dicka e tille? Faleminderit.

Ilia Jani (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilia,

Rrjedhja e gjinjve pas javës së 20-të, është fenomen që ndodh tek gratë shtatzënë. Mos i ngacmo gjinjtë e në veçanti mos i shtrydh ato. Rrjedha e gjirit gjatë shtatzënisë është mjaft e shpeshtë dhe nuk keni nevojë të brengoseni. Konsulta e herë pas herëshme me mjekun, për të vlerësuar rrjedhjen nga gjoksit, është e domosdoshme.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti