Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Beta hcg

Pershendetje Doktoreshe, desha tju pyes pak rreth analizes beta hcg qe kam bere sot dhe me doli 1.64. Menstruacionet e fundit i kam patur ne daten 9 Korrik. Gjate javes kam patur marramendje, dhimbje si te menstruacioneve dhe pak neveri. Pardje bera nje test dhe me doli nje vije e kuqe por kur e pashe pas nje ore kish dale dhe vija e dyte shume e lehte por qe dukej. Cikli me vjen gjithnje 4-5 dite para dates qe i kam patur heren e fundit. Ju lutem a mund te me thoni a ekziston shtatzania? Ju falenderoj.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Imelda

Edhe mundet që shtatzënia të ketë filluar. Për të qënë e sigurtë, prit datën e menstruacioneve e nëqoftëse ato nuk të vijnë, brënda javës së parë pas kësaj date bëj një vizitë tek mjeku obstetër-gjinekolog për të vlerësuar situatën.

Të uroj fat.

/komuniteti