javë pas jave
Përshëndetje Alda,
Problemi për të cilin mendoni se po kërkoni ndihmë, ka të bëjë me etikën mjeksore si dhe me disa parime shoqërore. Të ndërpresësh një shtatzëni pa shkak shëndetsor, unë mendoj se nuk është e drejtë. Këtë e them në të dy kënd vështrime, mjeksore dhe njerzore. Besoj se më kuptoni, nuk po merrem me aspektin ligjor të problemit.
Nëse ju do të paraqisni problem shëndetsore për bebin e ardhshëm apo dhe për veten tuaj, atëherë do t’ju jepja rekomandime të vlefshme. Në të kundërt, nga unë dhe nga çdo mjek tjetër nuk do të keni dhe nuk duhet të keni rekomandime të tilla.
Një ndërprerje shtatzënie, përveç anës morale, paraqet edhe pasoja shëndetsore të cilat mund të jenë të pariparueshme për jetën dhe kërkesat tuaja familjare të mëvonshme. Sepse, ndërprerja e shtatzënisë në mënyrë të vullnetshme, mund të sjellë situata të tilla, që ju të mos keni më mundësi për të lindur fëmijë.
Gjatë shtatzënisë, çdo nënë që lind fëmijën e parë ose dhe të dytë e me rradhë, do të ishte mirë të mendonte për planifikimin familjar, në mënyrë që të mos ndodhen në situatra të tilla jo të pëlqyeshme. Në çdo konsultor është e mundur që të merni informacion se si të shmangni një shtatzëni të padëshirur. Kjo është rruga më normale.
Pavarësisht nga e drejta juaj për të vendosur, edhe një herë ju bëj thirrje si mjeke, si nënë dhe si grua, mos ndërmerni hapa që më vonë mund t’ju bëjnë të pendoheni.
Unë nuk rekomandoj aborte, e për rrjedhojë nuk rekomandoj përdorimin e mjeteve dhe paisjeve për abort, pa një shkak të rëndësishëm shëndetsor për nënë apo fëmijën. Bën mirë që të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog, për të marrë këshillat e nevojshme. Është e thjeshtë të bësh abort, por komplikacionet mund të jenë me pasoja të pa riparueshme. Nëse e shikon të arsyeshme, më kontakto në klinikën ku punoj.
Gjithë të mirat.


A mund te perdore pilula per te kryer abort, ne qofte se po ne cilat raste? Djalin e kam 6 muajsh e ushqej me gji dhe ushqime te tjera. Cikli nuk m'u nderpre pas lindjes e kam te c'rregullt dhe me eshte vonuar 10 dite neser pra 31 eshte dita e fundit dhe kam frike se mos kam mbetur shtatzane. A mund te perdor pilula para se te vete tek gjinekologu se nuk kam mundesi keto dite? Keni respektet e mia.