Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A sjell pasoja negative fërkimi?

Dr Keta, do deshiroja pergjigjen tuaj sa me shpejte nese ju mundeni. Neser e kam lene te ferkohem tek nje plake, ku shume femra kane pasur sukses per te mbetur shtatzane. Une cdo parameter e kam mire dhe burri im, por kam frike se mos ndoshta ferkimi me sjell pasoja jo te mira? Ka rrezik kjo gje apo jo duhet te shkoj? Ju falenderoj per kohen qe ndani me ne. Pune te mbare!

S Erika (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erika

Unë nuk besoj në këto lloj terapish popullore, por është e drejta tënde që të shkosh dhe të konsultohesh me kë të duash.

Unë besoj te shkenca mjeksore, prandaj të këshilloj që të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog i cili me vizita, analiza dhe ekzaminime do të të japë rekomandime të vlefshme për fillimin e shtatzënisë.

Të uroj fat.

(13 vite më parë)
erika ti e praktikove ferkimin? se une di raste konkrete qe funksionon, por ajo gruaja nuk eshte me. te lutem, nese mundesh, mund te me rekomandosh ndokend? se kam vite qe perpiqem per shtatzani. flm

/komuniteti