Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia dhe operimi pas lindjes

Dr une jam ne javen e 12 te shtatzanise dhe jetoj jashte vendlindjes problem me gjuhen nuk arrita ta kuptoj mire doktorrin, me tha qe une mbasi te lindi femiun duhet te shtrihem ne spital per nje operacion te lehte per shkak qe papa testi qe e quajme ne nuk ka dale mire dhe me ka marr nje pike cope jashte mitres per ta egzaminu dhe ka dal qe une duhet ate shtrese qe eshte jashte mitres eshte shume e holle d.m.th qe ne te ardhmen nese nuk e operoj mas nje kohe te gjate kalon ne kancer shume e dhimbshme por prape Dr po e shijoj shtatzanine duke mos menduar qka ndodh mbas lindjes, me fal nese nuk jam e qarte se nuk e kuptoj gjuhen e juaj (mjeksise) shpresoj te ma sqarosh pak te lutem dhe Dr une e pash bebin ne 3d dhe mu duk qe zemra shum i rrihte dhe kur shtrihem i verrej rrahjet e bebis mbi bark, a eshte normale kjo te verehet kaq shume?

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Bleona,

Me 12 jave te shtatzenise eshte e pamundur qe ta ndjesh beben. Kete do te mund ta ndjesh rreth javes 20 (ose nje muaj me heret nese ke lindur nje here). Perndryshe, zemra e bebes rrah me shpejt sesa e te rriturve. Tek te rriturit zemra eshte normale kur rreth 60-100 here ne minute, kurse te fryti rreth 110-150 / min (me pare konsiderohej 120-160 / min).

Problemi tjeter duhet te jete ndonje ndryshim qe doktori ka pare ne qafen e mitres. Te ka marre biopsi per te pare se a ka ndryshime te dyshimta apo jo. Te eshte thene qe te pritet deri sa te lindesh, sepse me sa duket keto ndryshime nuk jane shume serioze (alarmante) dhe nuk ka momentalisht nevoje per ndonje mjekim agresiv qe mund ta rrezikoje rrjedhen e shtatzenise.

Te uroj shtatzeni te mbare dhe nje bebe te shendetshme!

/komuniteti