Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullime të ciklit

Pershendetje doktoreshe... cdo here kam pasur ciklin shume te rregullt cdo te 28 dite. Para 5 muajsh me eshte vonuar per nje jave te plote ndersa ky i fundit u vonua per 3 dite... a ndodh kjo nga ana psikike ndonje stres, apo ftohje... dhe nje pyetje tjeter, per vajzat e reja qe kane dhimbje gjate ciklit a preferohet me shume brufeni apo keto diclofen qe jane supositor? Cili ka efekte anesore me te vogla? Ju flm shume.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tiana,

Drejtohu tek gjinekologu për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Çrregullimet e ciklit menstrual vijnë si pasojë e ndryshimit të niveleve hormonale në gjak. Kryej analizën e FSH, LH, Prolaktinës dhe ekuilibrin hormonal të tiroideve. Në bazë të vizitës gjinekologjike, ekzaminimit ekografik dhe këtyre analizave, gjinekologu do të gjej shkakun dhe do të jap trajtimin për mos tu përsëritur më kjo gjendje.

Preparati Ibuprofen, rekomandohet në rastet e dhimbjeve menstruale.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti