Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë dhe udhëtimit në pushime

Pershendetje, jam 6-7 javeshe shtatzene dhe per mua eshte shtatzania e pare dhe doja tju pyesja per dy gjera: Se pari ndjej dhimbje ditore ne fund te barkut edhe pse jam duke pire ilacet spasmex si dhe duphaston qe prej javes se pare kur u informova mbi shtatzanine time, a eshte normale? dhe se dyti kam planifikuar pushimet per 5 dite ne plazh dhe doja te dija nese perben problem rrugetimi i gjate me makine, nese rrezet e diellit dhe uji i detit perben problem per shtatzanine? Ju faleminderit dhe pune te mbare! Me respekt.

Mersi Novi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mersi

Dhimbjet e lehta në fund të barkut, në fillimet e shtatzënisë janë normale. Këto janë edhe tregues për rritjen e kujdesit dhe mos sforcimet e panevojshme. Shtatzënat nuk u rekomandohen udhëtimet e gjata, qëndrimi nën rrezet e diellit, ecjet e gjata në këmbë sidomos kur shfaqin probleme të rënduara gjatë shtatzënisë e sidomos në fillimet e saj.

Mëgjithatë zgjedhja është e jotja, por nëse merr vendim për të shkuar në plazh, të këshilloj që të mos qëndrosh gjatë nën rrezet e diellit e sidomos nga ora 9.30-10.00 e deri në orën 18.00-18.30. mos u sforco në qëndrime të dertyruar dhe konsumo sa më shumë lëngje pa gaz e pa alkool.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti