Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullime të ciklit

Pershendetje doja tju pyesja per crregullimet e ciklit, ka nje muaj qe nuk me kane ardhur periodat, kam patur gjithmone nje cikel te cregullt dhe gjate ciklit dhe dhimbje te shumta bera nje test dhe me doli negativ dhe jam pak e shqetesuar!

Oltiana Osmani (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Oltiana,

Pasi nuk egziston dyshimi mbi një shtatzëni të mundshme, drejtohu tek gjinekologu për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Çrregullimet e ciklit menstrual vijnë si pasojë e ndryshimit të niveleve hormonale në gjak. Kryej analizën e FSH, LH, Prolaktinës dhe ekuilibrin hormonal të tiroideve. Në bazë të vizitës gjinekologjike, ekzaminimit ekografik dhe këtyre analizave, gjinekologu do të gjej shkakun dhe do të jap trajtimin për mos tu përsëritur më kjo gjendje. 

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti