Cikli pas lindjes
Nena Amarit
(14 vite më parë)
Përshëndetje Amara,
Nënat me fëmijët e tyre në gji, nuk kanë menstruacione ose i kanë ato të çrregullta deri sa të vazhdojë gjidhënia. Kjo gjë nuk përbën problem sepse influencon hormoni i prolaktinës i prodhuar nga gjendrrat e hipofizës, hormon i cili rrit prodhimin e qumështit por ndërpret ciklin menstrual.
Tani duhet të kesh kujdes nga shtatzënia e padëshiruar, prandaj të rekomandoj të përdorësh një nga metodat e planifikimit familjar. Për këtë konsultohu me një mjek gjinekolog i cili duhet të të rekomandoj kontraceptivin më të përshtatshëm për ty, pas një serie analizash dhe ekzaminimesh.
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuar gjinekologe, mbas lindjes ciklin e pare mbas 9-te muajve, dmth cikli i pare mbas 9 muajve, i 2-ti mbas 41 dite, vlen te theksohet se para lindje e kisha ciklin cdo 28 dite, ju lutem nje keshille?