Rrjedhja e gjirit në shtatzëni
Besa ***tuana***
(14 vite më parë)
Përshëndetje Besiana,
Rrjedhja e gjinjve është fenomen që ndodh tek gratë shtatzënë. Mos i ngacmo gjinjtë e në veçanti mos i shtrydh ato. Konsulta e herë pas herëshme me mjekun, për të vlerësuar rrjedhjen nga gjoksit, është e domosdoshme.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, une jam shtatzene ne muajin e 4 por u shqetesova pasi qe dy dite nga gjinjte me rrjedh leng sikur qumesht, desha ta di a eshte normale kjo apo eshte dicka per te cilen duhet shqetesuar pasi me duket shume heret per kete proces? Faleminderit shume nga ana juaj qe na ndihmoni.