Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Për ciklin e çrregulluar

Pershendetje, ju uroj dite sa me te mbare dhe shendet te plote. Me qe cikli eshte faktor kryesor per shtatzanine, me thuaj dicka te lutem, si te veproj? Pasi eshte i crregullt. Pasi nga ekoja qe bera mjekja tha se cdo gje eshte shume mire, po per ciklin, mos duhet te kryeje nje sere analizash? Pres pergjigjen tuaj me padurim. Me respekt Marsida, Elbasan.

Marsida Ashiku (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsida

Ekzaminimi ekografik, është një pjesë e e vogël e tërrësisë vizitës gjinekologjike, analizave dhe ekzaminimeve që bën mjeku, për të vlerësuar shëndetin riprodhues të gruas. Prandaj, për të vlerësuar shkakun e çrregullimit menstrual, bëhen një seri analizash dhe ekzaminimesh dhe mbi rezultatin e tyre jepet trajtimi medikamentoz. Nuk është e thënë që të bëhen të gjitha analizat dhe ekzaminimet e mundshme, por ato bëhen me eliminim dhe vlerësohen nga mjeku pas vizitave gjinekologjike. Faktori kryesor i çrregullimit menstrual, është çrregullimi hormonal. Stabilizimi i tyre, është domosdoshmëria kryesore e rregullshmërisë së ciklit menstrual. Një nga faktorët e çrregullimit menstrual është edhe obeziteti, prandaj rekomandohet që të ulet pesha trupore e gruas gjë për të cilën tri duhet të bësh të pamundurën me anë të rregjimit ushqimor si dhe të aktivitetit fizik.

Gjithë të mirat.

/komuniteti