Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësime rreth shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe Mimoza, doja tju beja dy pyetje. Jam ne javen e 17 te shtatzenise, doja tju pyesja kam problem gjate kesaj kohe te bej nje eko te melcise se me duket e zmadhuar dhe ndonjehere me dhemb shume gjoksi. Kam kaluar hepatit b dhe gjuhen e kam te verdhe dhe frymemarrje marre me veshtiresi dhe pyetja e dyte eshte me vijne shume sekrecione te lengshme ne ngjyre qumeshti me pak ere por skam kruajtje, gjinekologu qe jam lidhur me thote qe te pres mbas lindjes per mjekim, por une kam frike se e demtojne bebin?! Ju uroj pune te mbare.

Blerina Halili Gjoni (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerina

Ta mbash nën kontroll problemin që referon me ekzamin ekografik, bën shumë mirë dhe duhet të dish se ekzaminimi ekografik nuk sjell pasoja negative në ecurinë e shtatzënisë. Nëse është i nevojshëm trajtimi me medikamente, e vendos mjeku hepatolog.

Shtimi i sekrecioneve vaginale me erë, tregon për një infeksion të mundshëm i cili me pa tjetër duhet të të trajtohet. Bëj anlizë dhe kulturë të sekrecioneve dhe tregoja mjekut, i cili me siguri do të rekomandoj trajtim medikamentoz nëse rezulton infeksion pasi prania e tij gjatë shtatzënisë, mund të ndikoj negativisht në ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Blerina Halili Gjoni (14 vite më parë)
flm per pergjigjen me lehtesove klm

/komuniteti