Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si të ushqehem në muajt e fundit të shtatzënisë?

Pershendetje doktoresha! Une sapo jam futur ne muajin e tete te shtatzanise, kam nje problem. Ne analizanat e fundit dola pak anemike, dhe kam dy jave ne vend te shtoj ne peshe une kam rene dy kile. Ndjehem e keputur gjate gjithe dites. Oreks nuk kam shume. Me thoni ju lutem cfare te ha ne kete dy muaj qe me kane ngelur ne menyre qe dhe bebi te mari ushqimin e duhur? Faleminderit.

Ilia Jani (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilia,

Anemia si shkak, ka mungesën e sasisë dhe cilësisë ushqimore si dhe mungesën e vitaminëve dhe minerale. Për ta parandaluar/kuruar paraqitjen e anemisë në shtatëzani, ndiqni këshillat në vazhdim:

• konsumoni ushqim të pasur me hekur: vezë, pemë, fasule

• konsumoni ushqim të pasur me acid folik : fasule, puter nga kikiriki, këpurdha, brokoli, shpargull

• konsumoni ushqim të pasur me vitamin C: limon, portokall, perime të freskëta (të pa ziera) të cilat ndihmojnë në absorbimin e hekurit

• konsumoni rregullisht preparatet prenatale me vitamina e minerale të cilat iu përshkruan mjeku

• injoroni kafeinën (kafe, çaj) sepse e vështirësojnë absorbimin e hekurit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti