Beba ime nuk po lëviz!
Elizabeta Dani
(14 vite më parë)
Pershendetje Elizabeta,
Ju rekomandoj që t’i drejtoheni mjekut tuaj gjinekolog. Bebi mund të lëvizë ose mund të mos lëvizë për arsye të ndryshme. Ndaj mjeku me anë të ekzaminimeve, do të mund të përcaktoj gjendjen shëndetsore të fëmijës tuaj, duke marrë masa për çdo situatë të mundëshme.
Ju uroj të lindni një fëmijë të bukur dhe të shëndetshëm.
Përshendetje. Jam ne javen e 31 të shtatzanise, por beba ime nuk po shqelmon si më parë, ka lëvizje te lehta, shpimje (kur te zgjohet nga gjumi). Kam lexuar qe në muajin e 8 të shtatzanise beba nuk ka lëvizje të shumta, por une enda sjam ne muajin e 8. Kur beba ka fillu te mos shqelmoj sikur me par kam qenë 7 muajsh e 2 javëshe. Shpresoj se do të kem një pergjigjje të shpejt. Faleminderit.