Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth operacionit pas lindjes

Pershendetje e nderuara Dr, jam ne javen e 13 te shtatzanise time. Ne fillim te shtatzanise ketu ku jetoj ne mergim Dr ma beri papa testin dhe gjate egzaminimit e ka kuptuar qe nuk ka dale mire me ftoj prape ne kontrolle me tha qe duhet me marre nje cope jashte mitres, me fal uroj tme kuptosh mbase nuk e kuptoj gjuhen e juaj (mjeksise) dhe prita rreth 15 dite me ftoj prap me dha lajmin jo te mire qe une duhet me bo nje operacion mbas lindjes se bebushit tim. Shume u merzita dhe pse Dr me tha qe nuk eshte rrezik do te lindesh dhe shume femije te tjere, me tha eshte nje shtrese e holle shume mbi miter qe nese nuk sherohet me kohe ne te ardhmen behet kancer. Jam shume e merzitur dhe problemi me i madh qe nuk e di mire gjuhen ketu ku jetoj dhe te lutem spejgoma pak ne gjuhen tone, bebi eshte mire, analizat e gjakut te gjitha i kam ba mire dhe urina mire dhe bebushi im eshte mire dhe po ma hek pak merzine, te faleminderit nga zemra pres nje pergjigje me padurim. Me respekt Bleona.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bleona

Ndryshimet që janë konstatuar në qafën e mitrës, duhet të ndiqen pa tjetër. Pas lindjes duhet ti nënshtrohesh një ndërhyrje të thjeshtë në qafën e mitrës, e cila do ta eleminojë plotësisht këtë patologji dhe jeta jote do të jetë normale e do të kesh plot fëmijë të tjerë.

Të uroj shtatzëni të mbarë dhe gjithë të mirat.

/komuniteti