Escherichia coli
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina
Pershendetje Luljeta,
E. Coli eshte banor normal i traktit tretes te secilit prej nesh. Por, nese ky mikrob gjendet jashte traktit tretes, mund te shkaktoje infeksione. E. coli eshte shkaktari me i shpeshte i infeksioneve urinare. Ky mikrob mund te mjekohet me lehtesi. Ka mundesi qe edhe burri ta kete kete infeksion. Pasi qe ke bere urinokulturen, atehere patjeter qe eshte bere edhe antibiogrami. Domethene per te gjetur se cili antibiotik me se miri e lufton kete mikrob. Konsultohu me gjinekologun per te te pershkruar nje antibiotik i cili nuk ndikon negativisht ne shtatzeni.
Gjithe te mirat.


I nderuar z.Memli. Jam ne javen e 17 te shtatzanise dhe ne analizen mikrobiologjike - urinokultura (3 dite) me doli se kam escherichia coli. Numri i bakterieve ne 1 ml urine: me e vogel se 100.000. Te lutem me trego a paraqet rrezik per bebin? Me shume respekt!