Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pyetje rreth acidit folik

Pershendetje doktoreshe, une jam ne javen e te shtatzanise dhe marr vetem acidin folik, ka dy dite qe ndiej keputje sikur me dhembin kockat, mos me ndosh kjo nga mungesa e vitaminave, para tre javesh kam bere analizat dhe dola nje cik me infeksion, une kam filluar trajtimin me kamomil, por me duket se kam shume sekrecione te bardha perseri, a jane te demshme keto per bebin dhe cfare me keshilloni per perdorim? Gjithe te mirat doktoreshe.

Ubejdiii Ubejd (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje,

Acidi folik duhet të merret 400 mikrogram një herë në ditë, deri në javën e 12 të shtatzënisë. 

Duhet bërë urokultura apo kultura për të diagnostikuar infeksionet urinare apo infeksionet vaginale si dhe gjetur medikamentet më efikas për trajtim. Mjeku do të zgjedhë dhe rekomandoj atë preparat, që i përshtatet sa më mirë trajtimit të infeksionit. Mos neglizho, sepse infeksionet vaginale të pa trajtuara, sjellin problem në aparatin riprodhues.

Gjithë të mirat.

/komuniteti