Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha e bebit

E nderuar doktoreshe! Te falenderoj per ndihmesen qe na ofroni. Une jam ne javen e 32+3 dite te shtatzanise, dje isha per vizite dhe sipas mjekut bebi peshon rreth 2450 gram. Deri tani jam ushqyer mire po nuk konsumoj brumera dhe embelsira pervec se fruta, perime dhe bulmetra. Jam ne merak se mos ndoshta nuk do te lind dot ne menyre natyrale me gjithe se kam gjeresi te mjaftueshme ne vithe. Mjeku me tha se nuk ka asnje problem dhe bebi eshte shume mire. Ju lutem me jepni nje keshille nga eksperienca juaj. Gjithe te mirat.

Lila Lila (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lila

Nga sa shkruan, bebi duket paksa më i madh se norma, por kjo situatë nuk përbën problem ndonëse të rekomandj të bësh një kontroll të glicemisë në gjak. Në prag të lindjes, pas vlerësimit të përmasavë të bebit dhe ato të baçinit, mjeku do të rekomandojë mënyrën më të mirë për të lindur duke marrë edhe mendimin tënd.

Duke të uruar shtatzëni të mbarë, të uroj gjithashtu të bëhet më e mirë.

/komuniteti