Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ndikimi i mjaltit në infeksione gjatë shtatzënisë

Mirembrema Dr. me falni per kohen qe do ua mar duke u bere pyetje por kam nje hall jam ne javen e 38 te shtatzanise sime te pare dhe do isha shume e kenaqur neqoftese do te me ndihmonit... koheve te fundit po konsumoj shume mjalte se di me hahet tej mase dhe njekohesisht po kam shume sekrecione me ngjyre te bardhe. Nganjehere ne te verdhe kjo ndodh me shume kur ha mjalt pas pak minutash fillon te me rrjedh "Lengu" e ju lutem ne mund te ma sqaroni kete gje eshte infeksion apo shkarkime vaginale apo cfare po ndodh me mua jam ne hall se mos po i bej ndonje dem bebushit tone duke ngrene mjalte pak sa te tepert?!

Rona Gashi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rona,

Gjatë shtatzënisë nuk duhet të keni një dietë të veçantë dhe strikte. Mjafton vetëm që të shmangni disa ushqime dhe të hani më tepër disa ushqime tjera. Mjalta bën pjesë në grupin e ushqimeve që rekomandohen gjatë shtatzënisë. Gjatë vizitës antenatale kërko që të caktohet niveli i sheqerit në gjak (por atë mëngjes mos ha mjaltë!).

Duhet bërë urokultura apo kultura për të diagnostikuar infeksionet urinare apo infeksionet vaginale si dhe gjetur medikamentet më efikas për trajtim. Mjeku do të zgjedhë dhe rekomandoj atë preparat, që i përshtatet sa më mirë trajtimit të infeksionit.

Gjithë të mirat.

Rona Gashi (14 vite më parë)
Faleminderit nga zemra Dr.per pergjegjejen tuaj qe gjitheher po na ndihmoni duke na qene pran.E po kam ber analizat e gjakut dmth nivelin e sheqerit ne gjak e kam pak nen mesatare dmth nen nivelin e duhur por un u merakosja se mos po I bej noj dem bebushit edhe pse kur po ha mjalt sikur I gjith sekrecioni po me hudhet jasht si shkak I mjaltit pasi e dim qe per infeksione bergamot nuk ka ilaq me te mire apo pse po ndodh kjo.!sido qe tjet ne baz udhzimeve tuaja do kontaktoj me mjekun tim per tratjim te sekrecioneve..me shpresen qe tkaloni sa me mire un ju pershendes duke ju uruar shendet e gjitha te mirat. Me respekt Rona G.

/komuniteti