Mbrojtja nga shtatzënia
Rina Peci
(14 vite më parë)
Përshëndetje Rina,
Të gjitha metodat e planifikimit familjar, (mbrojtja nga shtatzënia e padëshiruar) janë të shëndetshme të pranuara dhe të përdorura nga rrethet shkencore mjeksore.
Ato dallojnë nga njëra tjera për mënyrën se si e zgjidhin problemin, por dallojnë edhe për shkak të avantazheve dhe disavantazheve të secilës metodë.
Kur gruaja vendos të përdorë një metodë të kontracepsionit, duhet të kontaktojë mjekun gjinekolog për të bërë disa analiza dhe ekzaminime dhe për të përcaktuar kontraceptivin më të përshtatshëm. Mjeku ja rekomandon çiftit kontraceptivin më të përshtatshëm për gruan, dhe ata vendosin për ta përdorur.
Gjithë të mirat.
Pershendetje dhe ju uroj per punen e palodhshme qe po e beni... deshta te ju pyes rreth barnave qe perdoren kunder shtatzanise, sa jane te mire ata, kam ndegjuar qe nuk jane edhe aq te preferuar per shkaqe kanceri ne miter, crregullim te ciklit dhe ngecje ne shtatzani. Sa jane te verteta keto dhe a ben qe nje femer ti perdor ato pa ndonje problem dhe si perdoren? Ju flm shume dhe kerkoj falje per zgjatjen e pyetjes time.