Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të kem mbetur shtatzënë?

Pershendetje; jam 22 vjece dhe qe prej 4 vjetesh kam nje kist ne vezoren e majte. Menstruacionet e muajit korrik i kam pasur me daten 8 dhe me date 20 korrik. Une kam tentuar per te mbetur shtatzane. Kam gati 1 jave qe ndihem shume e lodhur, kam gjendje te fikti. Kam nje siklet ne trup. Ju lutem do doja te dija nga ju mund te kem mbetur shtatzane? Nese po kur mund ta bej testin e shtatzanise dhe nese jo mund te me jepni disa keshilla per te mbetur shtatzane? Me respekt Jorida Cekici, faleminderit.

Jorida Cekici (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jorida,

Shenjat që përshkruan edhe mund të jenë shenja shtatzënie, por duhet të presësh datën e pritshme të ciklit menstrual dhe nëse ke vonesë atëherë bëj një test shtatzënie. Shumë teste bëhen pozitive pas ditës së dytë të vonesës së periodave. Prania e dy vijave në testin e shtatzënisë konfirmon shtatzëninë.

Nëse testi rezulton negativ, të rekomandoj të konsultohesh me mjekun tënd gjinekolog për të gjetur shkakun e vonesës së ciklit.

Gjithë të mirat.

Jorida Cekici (14 vite më parë)
Shum faleminderit per pergjigjen .Do doja te dija nga ju disa keshilla per te mbetur shtatezane dhe perben problem kisti qe kam ne vezoren e majte rreth 5 cm?faleminderit shume

/komuniteti