Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund ti ndërpres vitaminat Prenatal?

Prsh. Jam ne javen e 37 te shtatzenise. Problemi im eshte se nuk e pije me dot prenatalin vitaminen. Me jep arome dhe shije te keqe kur e marr ta pije. A ka problem qe mos ta perdore me? Me analizat jam ne rregull.

Eda + Ambla. (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Ada,

Tabletat e prenatalit, janë tableta multivitaminash. Ato shërbejnë si shtesa për vitaminat dhe mineralet të cilat ka nevojë nëna shtatzënë, e cila për shumë arsye nuk i merr dot me anë të ushqimit, por nëse ti nuk mundesh me i konsumu atëherë mundohu ti kompenzosh ato me anë të ushqyerjes.

Të uroj shtatzëni me ecuri normale.

/komuniteti