Cfarë analize bëhet pas javës së 12?
Aferdita Krasniqi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Aferdita,
Në javën e 12 të shtatzënisë, bëhet një kontrollë shumë e rëndësishme ultrazëri, ku mjeku juaj kontrollon se sa e madhe është rrudhja në qafën e frytit, nëse është e pranishme kocka e hundës dhe në mes tjerash bëhet vlerësimi i përqindjes së rrezikshmërisë nga Sindromi Daun.
Pas kësaj kontrolle, më së miri në mes javës së 13 dhe 13,5 të shtatzënisë, duhet bërë Dabëll testi nga gjaku i shtatzënës.
Gjithë të mirat.
Sot isha te mjeku, me tha 9 jave dhe ka njehere po kam sekret te bardhe ka njehere te verdhe a eshte normal me dha 2 tableta vaginale por me perdor pas javes 12 dhe tash eshte normale deshta me pyet cfare analize eshte qe behet mas javes 12 qe mos me lind femija me defekta apo tjeter ok se sot nesem per Ks? Ju pershndes per pergjegje.