Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Estradiol

Pershendetje dr. Memli faleminderit shume per punen e palodhshme. Kam nje pyetje rreth e2 Östradiol me kane dale vlerat shume te vogla dhe gjinekologu me preferoi serophene. A eshte ky ilaci adekuat per kete apo ka ndonje tjeter? ju lutem me ndihmoni kam qe nje vit qe tentoj per shtatzani por kot. Faleminderit shume.

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Vera,

Bari qe te ka pershkruar doktori yt eshte nje stimulues i ovulacionit. Domethene, qellimi eshte qe duke stimuluar ovulacionin, te prodhohet qeliza veze (ndonjehere prodhohet jo nje por disa qeliza veze). Kur lirohet qeliza veze, ajo duhet te takohet me spermatozoidin (qelizen mashkullore) dhe zigota (qeliza veze e fekonduar) te ngjitet ne miter. Domethene, serophene jepet kur e kemi informacionin se tubat e mitres jane te kalueshme dhe qe spermogrami eshte brenda kufijve normale. Shpresoj se ne rastin tend ehte perjashtuar mundesia qe tubat te jene te pakalueshme dhe/ose parametrat e spermogramit te mos jene te ulet.

Uroj qe sa me shpejt te mbetesh shtatzene!

(14 vite më parë)
Faleminderit shume dr. Morina Spermiogrami eshte mire kurse tubat nuk mi ka kontrolluar??? Faleminderit shume per keshillat. Merita

/komuniteti