Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembja e barkut

Mirembrama jam nje nene, jam ne javen e 7 te shtatzanise se dyte, kam nje vajze 1 vit e 4 muaj por kam pune shume ne shtepi dhe vajzen e kam shume te gjalle shume aktive me bjen shume te ri ne kembe, dhe qe dy dite me dhemb fundi i barkut ne anen e djathte sikurse me therre me thike kam dy lindje cezare femiju i pare me ka vdek dyten vajzen e kam shendosh mashallah kjo eshte e treta shtatzani dhe nje abort kam pas tash jam e shqetesuar per kete dhimbje mos i ben keq bebit se po frikesohna se me cezare lindje nuk kam drejte me duket ma shume se tri linde apo per ata kam deshire te me pergjigjesh te ma heq shqetesimin, flm per mirekuptim.

Arbnore Sadriu (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Arbnore,

Për të lindur një fëmijë të shëndetshëm, kujdesi gjatë shtatzënisë fillon sapo ajo të jetë konstatuar e deri pas lindjes. Lindja e katërt me operacion cezarian bart rreziqe shtesë. Duhet pasur parasysh se mitra është prerë tre herë. Vendi i prerjes është shumë i ndjeshëm dhe mund të ndodh çarja nëse mitra tkurret.

Unë të rekomandoj sa më shumë të pushosh, të mos lodhesh shumë, të shmangesh qëndrimet e gjata në këmbë sepse të gjitha këto nuk ndikojnë mirë në mbarëvajtjen e shtatzënisë, tanimë që ke edhe një vajzë të vogël, e cila ka nevojë për përkujdesjen tënde.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti