Sa është mosha e shtatzënisë?
E B
(14 vite më parë)
Përshëndetje Elona,
Nëse dita e parë e ciklit tuaj të fundit menstrual ka qenë 09.01.2012, atëherë ju jeni në javën e 29 të shtatzënisë dhe data e përafërt e lindjes është 15.10.2012.
Në përgjithësi, pozicionin përfundimtar të lindjes fëmija e merr duke filluar pas javës së 30-të të shtatzënisë. Ka raste kur fëmija e ndryshon pozicion pas kësaj periudhe. Por kjo ndodh kur fëmija është i vogël në gjatësi dhe peshë dhe hapsira uterine mundëson lëvizjet dhe rrotullimet fetale. Uroj që të ndodhë kështu, por edhe nëse nuk ndodh që fëmija të marrë pozicion në kokë (cefalik), mjeku përcakton paraprakisht strategjinë e lindjes duke vlerësuar faktorët e mundshëm
Ju uroj çdo të mirë.
Pershendetje Dr! Do doja te dija ne cfare muaji jam: daten e pare te ciklit te fundit e kam patur ne 9/01/2012... se dyti dok. qe me ndjek me ka thene qe femija eshte ne pozicion transversal, eshte kjo nje gje e keqe?