Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Birra pa alkool

Pershendetje Dr! Mbase pyetja ime do ju duket nje cik e vecante por eshte dicka qe me shqeteson: jam ne javen e 29-30 te shtatzanise dhe kam filluar te me fryhen duart dhe kembet por sa here qe pi nga nje gote me biire pa alkool normalizohem per me shume se disa jave. Albumine nuk kam se i kam bere te rregullta analizat, vetem pak kristale. Doja te dija nese eshte e demshme pirja e birres dhe pse eshte pa alkool? Flm per pergjigjen tuaj! Ju uroj pune te mbare!

E B (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Elona,

Te enjturat (ose edemat) jane normale gjate shtatzenise. Nuk eshte normale nese paraqiten ne mengjes (sidomos nese paraqitet enjtja e fytyres dhe duarve) dhe nese shoqerohen me dhimbje koke, çrregullime te pamurit, nauze, vjellje etj. Shenjat te cilat i permenda tregojne se ajo shtatzene ka nevoje per kujdes te shtuar. Ne raste te tilla duhet te shihet se perveç tjerash ajo shtatzene a ka nivel te ulet te proteinave (albuminave) ne gjak dhe prani te proteinave ne urine.

Elona, nese ke bere analizat dhe ato kane dale ne rregull atehere mos u merakos. Terheqja e edemave pasi qe ke pire birre pa alkool mund te jete per shkak se je ulur dhe ke pushuar. Normalisht, kur rri ulur ose shtrire, edemat terhiqen. Perndryshe, une te rekomandoj qe te pish sa me shume lengje (sidomos ne keto dite te nxehta), kurse pija me e mire eshte uji pa gaz. Nese e ke per qejfi birren pa alkool mund ta pish, por duhet ta kesh parasysh se pija me e mire eshte uji.

Paç shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

/komuniteti