Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mitra dyplex

Pershendetje doktoreshe, motra ime ka mitren dyplex, ka 3 vajza te trija me operacion (cezariane) ka pas 7 aborte vajza e vogel tash ka mbush 2 vjet, mendo te lind prape por mjeku i thote deri sa ti bej vajza e vogel 4 vjet nuk guxon te mbetet shtatzane, te lutem me trego si te veproj motra ime? Te faleminderoj nga zemra.

Jeta Narti (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta,

Në klinikën ku punoj, lindje pas tre seksio cezarea nuk është e rekomanduar. Megjithatë, përjashtimi është i pranishëm në çdo rregull e sidomos kur lindjet me seksio janë kryer jo për shkaqe të detyrueshme shëndetsore të nënës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, rekomandon që mirë do të jetë që shtatzënitë të kenë një deferencë prej 3 vjetësh nga një fëmijë tek tjetri. Argumenti mbështetet nga statistikat botërore dhe studimet e Institutive Shëndetsore më në zë të botës.

Të uroj gjithë të mirat.

Jeta Narti (14 vite më parë)
Te faleminderit shume dr moza

/komuniteti