javë pas jave
Përshëndetje,
Situata që përshkruan, ka të bëjë me shtatzëninë. Bën shumë mirë që përdor multivitaminat, por të rekomandoj që ti kërkosh mjekut edhe shtimin e përdorimit të kalciumit. Gjithashtu të këshilloj që lëvizjet ti bësh jo të menjëhershmë dhe të vrullshme, sidomos kur ngrihesh nga qëndrimi ulur.
Mirë është që shtatzënënat të kontrollohen dhe këshillohen nga mjekët që ndjekin shtatzëninë edhe një herë në muaj. Gjatë javëve të shtatzënisë, ka nevojë për vizita, analiza dhe ekzaminime. P.sh, nga java e 28-32 duhen bërë analiza për gjakun, urinën komplet, ferritineminë dhe ekografia obstetrikale. Dhe kështu, me analiza dhe ekzaminime të tjera vazhdohet edhe për javët 33-37 si dhe për javët 38-40. Kërkoja mjekut që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë, të bëjë analizat dhe ekzaminimet e rradhës për të vlerësuar ecurinë e shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e trembedhjete te shtatzanise deri ne javen e dymbedhjete perdorja acidin folik, tani nuk po perdor asgje po kam dy dite qe kam shume dhimbje te kembeve kockave kyceve kudo srri dot shtrire nga keto dhimbje, dhe ndjehem shume e keputur, mund te me tregoni se cfare mund te perdor ju lutem, shume faleminderit doktoreshe, Zoti ju dhashte sukses ne punen tuaj.