Rreth lindjes
Jonida Osmani
(14 vite më parë)
Përshëndetje Jonida,
Shpesh ndodh që disa shtatzëni vazhdojnë edhe pas javës së 40-të, dhe lindja realizohet deri pas dy javë nga termi (pas 280 ditë shtatzëni). Nuk ka asgjë alarmante nëse shtatzënia ka ecuri normale, ndonëse takimi me mjekun duhet bërë çdo ditë. Megjithatë për çdo ndryshim që ndjen, kontakto menjëherë mjekun gjinekolog dhe shpjegoja situatën.
Për më shumë informacion, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:
http://www.bebaime.com/perinatologjia/lindja-pas-dit-s-s-280-t-
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje dr. Moza. Se pari dua t'ju falenderoj per te gjitha keshillat tuaja ne shtatzanine time. Une jam 39 javeshe shtatzane. Menstruacionet e fundit i kam pasur me 05 11 2011. Do doja te dija keshillat tuja nese lindja vonon pas dates se parashikuar, cfare duhet te bej? Nese me fillojne kontraksionet kur eshte koha ime me e mire per tu paraqitur ne martenitet? Kjo eshte lindja ime e dyte ne fakt, por perseri me duhen keshillat tuaja te vlefshme. Me respekt Jonida.