Rreth tabletave primolut nor 5 mg
Resmije Haliti
(14 vite më parë)
Përshëndetje Resmije,
Primolut Nor, është estro-progestativ.
Përdoret në ç’rregullimet e gjakrrjedhjeve uterine primare dhe sekondare, në menstruacionet me shumicë dhe në endometriozat.
Primolut Nor, nuk duhet përdorur kur është i pranishëm dëgjimi i ulët që ka ardhur si rezultat i përdorimit të produkteve të tjera progestative. Nëse ndodhin zhurma të mëdha në vesh gjatë përdorimit të Primolut Nor, duhet ndërprerë menjëherë.
Preparati nuk duhet përdorur kur gruaja mund të dyshojë për shtatzëni, apo kur është në periudhën e gjidhënies. Rreth ndërrimit të terapisë mendoj që duhet të konsultoheni me mjekun i cili iu ka përshkruar terapinë në fjalë.
Gjithë të mirat.
Prsh. Dr Moza. Kam vonese te ciklit rreth nje muaj kam qene ne kontrolle tek mjeku me kontrolloi per shtatzani nuk isha. Gjithashtu e bera testin me doli negativ po gjate kesaj kohe kam pas sekrecione te kafta. Mjeku me dha ti pi tabletat primolut nor 5 mg. Fillova ti pi ne diten e 3 qe i piva fillova te ndjej ndryshime ne organizem, kisha dhimbje te te gjithe muskujve isha shume keq. I kam nderpre. Cfare me rekomandoni ju ne kete rast? Gjitha te mirat, pres pergjigje.