javë pas jave
Përshëndetje Bulka,
Shtatzënia fillon në ditën e konceptimit, por kjo ditë nuk është e saktë dhe femrat apo mjekët vetëm sa do ngatëronin njëri tjetrin. Për të patur një rregullshëri të përgjithshme në ndjekjen e shtatzënive, mjekët e kanë mbështetur punën e tyre në llogaritjen e javëve të shtatzënisë, duke filluar nga dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual. Kjo ditë mbahet mënd shumë mirë, nga pothuajse të gjitha femrat.
Për më shumë informata, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:
http://www.bebaime.com/kujdesi-para-lindjes-/llogaritja-e-dites-se-lindjes
Rreth kruarjes vaginale duhet të bësh një analizë të thjeshtë të sekrecioneve vaginale, konfirmimi i diagnozës do ta bëjë mjekun të të përshkruaj trajtimin specifik dhe çdo gjë do të ketë ecuri normale.
Të uroj gjithë të mirat.


Pershendetje, desha tju pyes nese dita e pare e ciklit te fundit ka qene 27.06.2012 a konsiderohet kjo fillimi i shtatzanesise apo data e kongjestionit perafersisht 2 jave me vone, a jam 5 jave shtatzene apo 3 jave? Gjithashtu desha tju pyes, kam kruarje te pjeses hyrese te vagines dhe buzeve, a eshte fjala per ndonje infeksion apo ndoshta eshte reagim i mukozes nga ndryshimet eventuale hormonale meqenese ka faza kur ndalon? Nese eshte infeksion sa eshte i rrezikshem per frytin perdorimi i terapise lokale ne forme te vaginaletave? Faleminderit shume.