Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Thartira gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktor, se pari nje falenderim per te gjitha pergjegjet e deritanishme, qe nje jave po kam shume thartire ne lukth djegesime shume te madhe sa qe po ma djeg fytin e lukthin tere naten sun po flej, po pi qumesht dhe jogurt po hiq spo me ndihmojne, cfare e shkakton kete dhe a ka ndonje ushqim qe e qeteson thartiren apo ndonje leng, cfare me rekomandoni ju? Pershendetje.

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Dita,

Shtatzënia mund të shkaktoj variacione të oreksit dhe një gjendje të përgjithshme jo të mirë në traktin gastro-intestinal. Djegësira/thartira në lukth, vjen si rezultat i refluksit gastro-ezofageal i cili është i pranishëm në fund të shtatzënisë. Koha mesatare e zbrazjes së stomakut ulet, pasi reduktohet tonusi dhe lëvizshmëria e tij.

Kjo gjëndje nuk është e rezikshme, pasi është fiziologjike dhe ndodh në shtatzëni.

Të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm, aty do gjesh përgjigjen për shqetësimin tënd:

http://www.bebaime.com/semundjet/gastriti-apo-urthi

Gjithë të mirat.

(14 vite më parë)
te falenderoj shum per pergjegjjen ...

/komuniteti