Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vezorja policistike

Persh. Dr Moza isha per kontrolle te gjinekologu per vonese te periodave, mjekja me tha qe vezoren e djathte e kam shume te enjtur (fryre) me tha se kam vezoren policistike, cfare nenkupton kjo, cfare semundje eshte, cfare trajtimi duhet te bej? Tung.

Resmije Haliti (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Resmije,

Gratë shpeshherë kanë vezoret policistike. Kjo do të thotë se vezoret prodhojnë më shumë folikula se ç’prodhojnë normalisht gjatë një muaji. Zakonisht gjatë një cikli menstrual fillojnë të piqen rreth 5 folikula dhe së paku një folikul i cili ka qelizën vezë ovulon (domethënë e liron qelizën vezë). Por, një vezore policistike fillon të maturojë së paku dyfish më tepër folikula se normalisht. Shumica e këtyre folikulave rriten, por nuk e lirojnë qelizën vezë. Domethënë më pak qeliza vezë lirohen, ovulacioni është i çrregullt dhe rrjedhimisht edhe ditët pjellore janë më të pakta.

Problem është i trajtueshëm dhe kur tentohet për shtatzëni, nuk duhet të jenë të pranishëm mikrokistet por të ketë vetëm folikul të maturuar.

Për më shumë të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/konceptimi/vezoret-policistik

Gjithë të mirat.

/komuniteti