Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullime të ciklit

Pershendetje doktoreshe. Une kam bere 4 vite prejse me kane ardhur menstruacionet, disa cikle i kam pasur te rregullta disa jo. Ne muajin e kaluar i kam pasur prej dates 14.07.2012 deri me daten 18.07.2012 dhe kane kaluar vetem 2 jave dhe jam prap me cikel menstrual nuk kam dhembje shume por kam gjakderdhje shume, jam shume e shqetesuar nese mundeni te me ktheni nje pergjigjje. Ju pershendes.

Shkurta Ismajli (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shkurta,

Faktori kryesor i çrregullimit menstrual, është çrregullimi hormonal. Stabilizimi i tyre, është domosdoshmëria kryesore e rregullshmërisë së ciklit menstrual.

Ekzaminimi ekografik, është një pjesë e e vogël e tërrësisë vizitës gjinekologjike, analizave dhe ekzaminimeve që bën mjeku, për të vlerësuar shëndetin riprodhues të gruas. Prandaj, për të vlerësuar shkakun e çrregullimit menstrual, bëhen një seri analizash dhe ekzaminimesh dhe mbi rezultatin e tyre jepet trajtimi medikamentoz. Nuk është e thënë që të bëhen të gjitha analizat dhe ekzaminimet e mundshme, por ato bëhen me eliminim dhe vlerësohen nga mjeku pas vizitave gjinekologjike.

Gjithë të mirat.

/komuniteti