Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrëdhenia e pambrojtur para periodave

Pershendetje. Heren e fundit qe me erdhen periodat ne dt 16 korrik, me erdhen si me shkeputje edhe jo shume, dmth nje dite kisha, nje dite kisha shume pak deri aspak, pastaj pasi me iken dmth me dukej sikur skisha me erdhen vetem 1 dite por me shume dhimbje, me dhimbje te tmerrshme, qe une skam pas kurre dhimbje por jo shume. Para periodave kam kryer marredhenie te pambrojtur, mund te kem ngel shtazane, se keto dite kam nje fryrje barku edhe sot kam marrje mendsh edhe si per te vjelle, por skam dhimbje gjoksi? Faleminderit.

Afrodhiti G (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Afrodhiti,

Shtatzënia ndodh vetëm në kohën e ovulacionit. Kjo kohë është dita e 14-16 e ciklit menstrual, për ciklin 28-të ditor. Numurimi fillon nga dita e parë e mestruacioneve. Në këto ditë ndodh maurimi i folikulit dhe veza del në qarkullim. Nëse një spermatozoid e fekondon atë, atëherë fillon shtatzënia.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti